Berisha komenton largimin e Dash Sulës te partia e Adriatik Lapajt

Kryetari i PD-së, Sali Berisha vizitoi ditën e sotme Elbasanin për festën e Ditës së Verës.
I pyetur nga gazetarët për deputetin Dash Sula, i cili pas përjashtimit nga listat e PD për 11 majin, shkoi te partia e Adriatik Lapajt, Berisha deklaroi:
“Sa i përket deputetit që thatë ju, ai bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe shkoi në punën e vet, nuk kam çfarë të them bëri gabim por prapë ka kohë ta mendojë”, shtoi kreu i PD-së.