Berisha: Koncesioni i sterilizimit ka rritur me 80 herë koston e këtij shërbimi

Përmes një deklarate për mediat, Berisha është shprehur se në kundërshtim me ligjin shqiptar, i cili, sipas tij, kërkon që dhënia me koncesion duhet të bëhet vetëm kur ajo ul koston e atij lloj shërbimi përkatës në sektorin publik.

Berisha thekson se kostot e këtij shërbimi janë rritur me 80 herë nga koncesioni i sterilizimit.

Ndër të tjera, ish-kryeministri shprehet se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, emëroi me firmën e tij, në kundërshtim flagrant me ligjin e konfliktit të interesit, Genc Burazerin, kushëririn e parë, në komisionin e koncesionit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?