Berisha: Konferenca Vuçiç-Rama, si Duka me kreun e Federatës Serbe të Futbollit
“Konferenca e shtypit Vuçiç -Rama degradoi sikur të ishte konference shtypi midis Dukës dhe kreut të federatës serbe të futbollit!! Sb”,- shprehet ish-kryeministri Berisha.
Më herët, në një tjetër postim në Facebook ish-kryeministri Berisha ka komentuar sot vizitën e Edi Ramës në Serbi, duke thënë se ajo po trajtohet si pelegrinazh. Duke u ndalur tek pritja që iu bë atij në Beograd, Berisha shton se ai u prit me protokoll zyrtarë.
“Rama dhe mediat e tij e trajtojnë vizitën e sotme në Beograd si pelegrinazh. Beogradi e pret në aeroport me protokoll zyrtar por jo me flamurin shqiptar”, – shprehet Berisha.