Berisha: Kulla 14 kate pa leje në mes të Tiranës, Ramës i duhet satelit për ta parë!

Sali Berisha është shprehur se Edi Rama po tallet në mënyrë cinike me shqiptarët. Gjatë fjalës në Këshillin Kombëtar të PD, Berisha theksoi se kreu i qeverisë “kullën 14 kate pa leje i duhet sateliti për ta parë, duhet të vjedhë dhe me satelitët.”

Me pas Berisha theksoi se “Koha është jashtëzakonisht e veçantë, shikoni në historinë e këtij vendi. Shqipëria ka pasur diktatorë gjakësorë, paraqiteshin liberalë por ekzekutonin njerëz në kufi. Por s’ka pasur kurrë kryeministër që tallej në mënyrën më cinike me qytetarët e vendit.

Dje tha e hoqa fashën, sot thotë është në fuqi. Sikur nuk flet për qytetarët shqiptarë, por sikur flet për kuzhinën e tij, oborrin në Surrel, sikur energjinë e nxjerr nga shtëpia e tij, i trajton shqiptarët si askush tjetër. Ky ka rekorde botërore cinizmi. Kullën 14 kate pa leje i duhet sateliti për ta parë, duhet të vjedhë me satelitët. Po tallet me shqiptarët. Por për të gjitha këto ku jemi ne. Nuk ka nevojë Edi Rama të na dhurojë gjë tjetër për fitoren tonë më shumë të këqija se sa i ka bërë këtij populli”- tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?