Berisha: Major Droga nuk përfaqëson Ushtrinë, por “Aleancën e Qelbësirave”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot sërish për rastin e Majorit të ushtrisë që humbi jetën teksa transportnte drogë në Spanjë."Major Droga nuk përfaqëson Ushtrinë por “Aleancën e Qelbësirave”, Mrikën, Gjeneral Trafikun në krye të saj!!”, shkruan Sipas tij, “në mazhorancën e qelbesirave në tre muaj ndodhin ato që nuk janë regjistruar asnjëherë jo në Shqiperi por as në Europë”.
“Kështu, pas mohimit me egërsi nga Mimi dhe Gjeneral Trafiku të përdorimit të aeroporteve ushtarake nga Riformatot për trafik droge, ky binom bëri si kurrë më parë dyllosjen e aeroporteve ushtarake të vendit, për të mos lejuar përdorimin e mëtejshem të tyre për transport droge” shkruan Berisha.
“Keto dite Majori i tyre me besnik humbi jeten ne Malaga te Spanjes tek transportonte me helikopter droge.
Per te lare duart nga çdo pergjegjesi, nga kjo ngjarje e jashtezakonshme, Mrika ne Parlament kur u pyet per lidhjet e saj me Major Drogen nuk i mohoi dot ato. Por ajo me nje paturpesi dhe papergjegjshmeri ekzemlare per te fshehur lidhjet e saj me te deklaroi:
“qyqja nane çfare me kane thene ne Pentagon per paraardhesin time, e si jam skuqur une aty, nuk me bjen ndermend e nuk me plasi fare per Major Drogen”.
Opozita e pyeste per Major Drogen, ajo betohej per nderin e Majorit!! Kurse Gjeneral Trafiku tek fliste per Major Drogen, aktin e tij te turpshem, theksoi duke sulmuar perseri opoziten se Majori nuk perfaqeson Ushtrine tone e sidomos Gjeneralin dhe Mimin.
Perveç ketyre, nje avokat fatkeq me relativizmin e tyre mjeran, shkruanin sot se Mimi, qe ju dekoroi gjyshen pak kohe me pare, nuk ka faj per Major Drogen.
Sipas “çunit te gjyshes” opozita e ka gabim qe sulmon Mimin. Me kete rast dua ti them ndrikulles se droges Mrika, Gjeneral Trafikut, se vertete Major Droga nuk perfaqeson kurresesi Ushtrine tone, por ai perfaqeson “aleancen e qelbesirave” ne krye te Ushtrise tone.
Major Droga nuk perfaqeson Ushtrine tone.
Absolutisht jo, por perfaqeson Mriken dhe Gjeneral Trafikun, me te cilet me sa duket ndante trofene e droges apo te cilet e kishin vendosur Majorin ne ombrellen e tyre jashte çdo kontrolli dhe verifikimi, per te vazhduar i qete jashte vendi veprimtarine e tij kriminale.
Kurse persa i perket avokatit te Mrikes, nxenesit mjeran te Mjeros qe shkruan me porosi direkt te gjyshes te sapo dekoruar nga Mrika, se sipas tij kjo e fundit nuk ka asnje pergjegjesi, sikur kjo te mos ishte ministre e Ushtrise shqiptare apo Majori te ishte i Forcave Siriane, me duhet ti them ketij avokati te mjere se per ty dhe ndonje tjeter si ti, per Miriken, Ramen dhe Gjeneral Trafikun, pergjegjesine per kete akt kriminal te Major Droges mund ta kete kushdo tjeter, e shoqja, halla apo gjyshja e tij, por jo komanda ku ai punonte stervitej e merrte rrogen, jo sherbimet te cilat duhet te verifikonin ne çdo drejtim ate, jo Mrika as dhe Gjeneral Trafiku qe vendosen ne krye te Ushtrise standartet e tyre te “Aleances se Qelbesirave!!”, shkruan Sali Berisha në profilin e tij në Facebook.