Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Vrisni vrikën që Rama ka mbjellë te qytetarët
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka dhënë porosi anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD në mbledhjen e kësaj të shtune, teksa demokratët përgatiten për të zhvilluar primaret në parti për të dalë me kandidatë për zgjedhjet lokale që do zhvillohen vitin tjetër.
“Mbledhje jashtëzakonisht e rëndësishme se ne miratojmë rregullat në përputhje me statutin e PD për primaret, disa prej tyre të njëjta për zgjedhjet e deputetëve. Sot, shënojmë një hap të madh si forcë politike e rithemeluar.
Mos harroni se detyra më kyresore e jona është të fitojmë mendjen e zemrat e qytetarëve shqiptarë. Ashshtu siç ishim nuk i fitonim, përkundrazi.
Pra kërkohet një ndryshim i madh, proces në të cilin ne jemi sot, në mënyrë që të paraqitemi, të tregojmë vitalitetin tonë për t’u parqitur si një forcë vërtet e ndryshuar. Si një forcë politike e cila qëndron totalisht e përkushtuar ndaj lirisë dhe vlerave të saj për qytetarin.
Si një forcë politike e cila del me shpejtësi e përfundimisht nga apatia 8-vjeçare e saj.
Rëndom diskutojmë me njëri tjetrin se ka frikë! Është e vërtetë që ka frikë. E vërtetë se Rama arriti të ngulitë frikën te punonjësit, qytetarët, por mos harrroni kur një regjim arreston 38 mijë qytetarë në një vit, sigurisht që mbjell frikë dhe terror.
Por e gjithë kjo erdhi se ne nuk ishim në lartësinë ku duhet të ishim, nuk ishim dhëmb për dhëmb me të, nuk panë te ne forcën politike që u del zot atyre.
Mos rrimë të flasim për frikën, por të vrasim frikën. E ajo vritet me fjalën tonë, me takimin tonë në çdo skaj të Shqipërisë, me qytetarët, me grupe interesi e kudo“, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

