Berisha mbyll fushatën në Elbasan dhe akuzon Ramën: E nisi garën me tritol dhe e përfundoi me arrestime

Sali Berisha mbylli fushatën edhe në Elbasan, ku krah kandidatit të koalicionit ”Bahskë Fitojmë”, Luçiano Boçit tha se kryeministri Edi Rama e nisi fushatën e tij me tritol dhe e mbylli me arrestime, referuar arrestimit të Fredi Belerit, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën.

Ai bëri thirrje që orët e fundit deri në zgjedhjet e 14 majit, të shërbejnë si orë reflektimi ndërsa bëri thirrje për votimin e Luçiano Boçit.

“Të reflektojmë për gjendjen tonë ekonomike, sa herë në dyqane rëndohemi nga çmimet gjithnjë në rritje, për listat e gjata që zgjaten e bëhen tërkuzë, sepse shumë bashkëqytetarë tanët nuk kanë me se paguajnë ushqimin e përditshëm. Të gjitha këto kanë ardhur sepse Elbasani e Shqipëria qeverisen nga kjo qeverisje. Ju ftoj të votoni ndryshimin më 14 maj e mos harroni se të gjitha sa thash më sipër Rama në këtë fushatë i mbuloi me tallje për qytetarët, me sharje për kundërshtarët, me tallava për gaztorët”,-tha Berisha.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri shtoi edhe se Rama u angazhua në luftë të egër kundër opozitës. ”Bën gjithçka të dhunojë e shkelmojë votë, emisarët e tij shpërndajnë si hiena para e blejnë vota. Kjo blerje votash që konvertohet në pushtetin e një njeriu, i solli çdo familjeje shqiptare një fatkeqësi të madhe e varfëri në rritje”,-tha Berisha.

 

SHKARKO APP