Berisha: Mbyllja e kopshtit dhe e kolegjit turk, akt i shëmtuar me urdhër të Erdoganit
Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për mbylljen e shkollës “Mehmet Akif” dhe kopshtit të Turgut Ozal.
“Konsideroj një akt ndër më të rëndë mbylljen pa asnjë shpjegim publik, por vetëm në diktatin e Erdoganit të shkollës që mban një nga emrat më të nderuar, autorin shqiptar të himnit turk Mehmet Akif. Me këtë rast dua t’i them një gjë Edi Ramës. Ke mbyllur një kopsht ku kanë qenë 250 Zaho, të skuqesh nga turpi që u mbyll vogëlushëve kopshtin. Një akt të tillë ndaj fëmijëve nuk do të ta ndërmerrte kush. Ke treguar se je i aftë për çdo lloj akti. Ta mbyllësh për shkak të lidhjeve, akt i shëmtuar“, tha Berisha ditën e sotme përpara gazetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

