Berisha me demokratët në Sarandë, pritet me polifoni labe në hapje të takimit elektoral
Kreu i PD, Sali Berisha, turin e takimeve elektorale po e vijon në Sarandë, në një takim në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit. Ai është pritur me këngë popullore të krahinës, polifoni labe nga grupi “Zëri i Bilbilit”. Në këtë takim foli edhe qytetarja Eranda Budo. Ajo u shpreh se pavarësisht problemeve që ka Shqipëria unë zgjedh të rris fëmijët e mi këtu dhe demokratët po kultivojnë atdhedashurinë, traditat dhe identietin tonë.
”Unë jam nënë e dy fëmijëve e shkolluar për administrim biznes dhe e pa punë. Pavarsisht të gjithë problemeve që ka sot Shqipëria un kam zgjedhur të rris fëmijët e mi këtu. E dua vendin tim dhe do të luftoj që ky vend të bëhet. Saranda është perla e jugut dhe një nga bukuritë natyrore, nga traditat, vlerat dhe pasuritë kulturore.
Fëmijët e mi dua të rriten me shkollim cilësor, me shëndetësi cilësore, me traditat tona që na i ka zili bota dhe jo duke dëgjuar tallava me ofendime kënduar nga anti model. Familja është e shenjtë dhe duhet mbrojtur me çdo kusht, siç bëjmë ne demokratët dhe kultivojmë atdhedashurinë, traditën dhe identitetin tonë”- tha ajo.
kliko te Video on Facebook për të parë të plotë
KOHA JONË SONDAZH

