Berisha: Më mirë sistem kombëtar proporcional, jo lista të hapura

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ishte kundër ndryshimit të sistemit aktual elektoral, proporcional rajonal me lista të mbyllura. Në studion e “Opinion” ai tha se nëse sistemi do të ndryshohej do të pëlqente vetëm proporcionalin kombëtar duke e konsideruar si më të drejtë.

“Unë për opozitën kam vetëm një sugjerim. Të mobilizojë të gjithë fuqitë e saj për të rrëzuar Ramën. Unë këtë sistem e quaj shumë të mirë.

Unë do ta ndërroja vetëm me një sistem të plotë kombëtar proporcional sepse është më i drejtë. Unë këtë e quaj shumë të mirë. Listat e hapura sjellin dy herë më shumë kriminelët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama është vetë i kriminalizuar. Ai është vetë bandit. Asnjë sistem nuk i ndalon dot kriminelët të hyjnë në Kuvend nëse nuk dëshiron kryetari. Pse nuk futi Basha në listë kriminelë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhen ndarë biznesmenit nga kriminelët. Biznesin nuk e ndalon dot të hyjë në politikë sepse kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Ata duhet të respektojnë rregullat dhe mund të hyjnë në politikë” – tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?