Berisha merr vulën e PD, Salianji thirrje grupit të Bashës: Do hapen dyert, të bashkohemi

Vendimin e Gjykatës së Apelit që vulën e PD-së sot ja dha Sali Berishës, për deputetin e Rithemelimit, Ervin Salianji duhet parë si një bashkim të partisë.

“Shumicat dhe pakicat nuk janë të përjetshme, ndërsa Shqipëria po. Duhet të bashkohemi, pavarësisht dallimeve, për të lehtësuar ndryshimin që duhet dhe do jetë i pashmangshëm!

Çdo kontribut i demokratëve nuk duhet të humbë pavarësisht diferencave, ne jemi garancia që sakrificat e tyre do të vlerësohen!

Swiss Digital Desktop Reklama

Është koha për të hapur dyert edhe për drejtuesit e mënjanuar të PD në çdo nivel, të fuqizojmë PDSh dhe të përballemi dhe të rrëzojmë qeverinë një ore e më shpejt”, shprehet ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?