Berisha mesazh nga Kukësi: Kjo është punë burrash dhe jo punë pengjesh
Nga Kukësi ku po mbahet takimi i rradhës së turit ”Foltorja”, ish-kryeministri Sali Berisha tha se kjo punë është burrash dhe jo punë pengjesh. Këtë mesazh lideri historik i PD-së e ka për kryeministrin Edi Rama dhe për Bashën që e quan peng.
“Sot mblidhemi në këtë Foltore, për të vendosur që t’i rikthejmë PD-së shpirtin e saj të lirisë, votën. T’i rikthejmë demokratëve dinjitetin për të cilin sakrifikuan aq shumë në betejën për përmbysjen e komunizmit”.
Berisha paralajmëroi për protesta të përgjithshme. “Dëgjoji këto daulle (Ramës). Ke përdorur patronazhistët, njësoj si në kohën e baballarëve të tu mizor. Ti nuk mandat. Jo 8 vite, as 8 vite nuk meriton të qeverisësh. Te kryeministria e kemi radhën me ato daulle”.