Berisha mesazh Ramës për gjobat, porosi grupit për takime me qytetarët

Kryetari i PD-së, Sali Berisha mblodhi këtë të enjte drejtuesit politike ku u dha porosi për të lehtësuar votën e diasporës dhe për takimet te vogla me qytetarët në vend.

”Ne duhet të ndërmarrim atë që kemi kërkuar dhe kemi thënë në mënyrë të përsëritur, miriadën e takimeve me qytetarët. Miriadë takimesh me qytetarët, ku ti qartësojmë, ti saktësojmë, në radhë të parë programin tonë, programin e emergjencës, i cili ju garantoj se është 100% i realizueshëm dhe pastaj ne do të shpalosim dora dorës, programin për sektorët, programin në tërësi. Do të jetë një program që do të ju japë përgjigje më të vendosur jo vetëm problemeve të akumuluara, por problemeve të perspektivës se ne qëndrojmë për zhvillimin, qëndrojmë për të ardhmen”.

Nga ana tjetër, Berisha akuzoi Ramën si parapolitik, teksa solli në vëmendje se falja e gjobave që socialistet njoftuan sot në Kuvend duhej të ishte bërë që nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit të vitit 2014.

”Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin e vitit 2014, mbi të cilin kanë vënë gjoba. KÇK-ja, çfarë ishte ajo. Në çdo vend të vënë me atë ligj, duhej ti kthehej qytetarit se kanë qenë e paligjshme, ka qenë jo kushtetuese. Pasi i kanë mbushur valixhet me dhjetëra, e dhjetëra milionë gjoba. Shkojnë dhe e kontrollojnë dhe i gjejnë cironka në xhep. I thotë shokut, nuk po i hamë se jemi në kreshpë. Edhe këta, po ua falim këto që nuk i kanë paguar, por atyre që i kanë paguar që janë me qindra e mijëra, kthejuani paratë. Tu kthejnë paratë. Të zbatojnë vendimet siç është për të zbatuar”, tha Berisha.

SHKARKO APP