Berisha: Mjeku Ilir Alimehmeti, nëse do, të kandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Berisha deklaroi mbrëmë te news24 se mjeku Ilir Alimehmeti është një figurë me mbështetje të madhe në PD. Kur u pyet Berisha nëse do ta kandidonit për kryebashkiak në Tiranë nëse do ketë zgjedhje të parakohshme vendore, ai tha: Ndjej keqardhje që Ilir Alimehmeti nuk është në parlament me atë mbështetje me vota personale që ka siguruar. Është meritë e tij. Është personalitet me reputacion të lartë. PD nuk ka vetëm parlamentin.
Ilir Alimehmeti mund ta vendosë vetë. Nëse ai do të dëshironte pa diskutim. Ai është këshilltar aty. Në këto zgjedhje ndahet me reputacion, ai e përcakton vetë, do apo nuk do të kandidojë për kryebashkiak në Tiranë”.
Një përballje e PS me mjekun Ilir Alimehmeti do të ishte mision i vështirë, pasi mjeku i njohur merr shumë vota nga elektorati gri. Ai mori me 11 maj mbi 18500 vota personale, një numër i jashtëzakonshëm, duke patur parasysh se nuk kishte financa, nuk pati mbështetje nga mediat e mëdha, nuk kishte përkrahje të hapur nga selia Blu.
KOHA JONË SONDAZH

