Berisha: Në 7 vite, Rama dhe ministrat e tij kanë vjedhur 8.2 miliardë euro

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar sot se sipas shifrave të publikuara nga KLSH, Rama dhe ministrat e tij kanë vjedhur në 7 vite 8.2 miliardë euro.

Për çdo vend, debati më i rëndësishëm është debati për buxhetin. Por për Shqipërinë, kjo nuk ndodh, Nuk ndodh për dy arsye. E para se buxheti është i vjedhur para se të votohet. Gjithçka në zëra është falsitet pasi siç kanë faktuar zhvillimet dhe në mënyrë të vecantë KLSH, ai vidhet në masën më të madhe të tij. Ju jeni dëshmitarë sesi në 7 vite sipas KLSH janë vjedhur nga Rama dhe ministrat e tij 8.2 mld euro

Ky buxhet është një fatkeqësi e re tjetër se prapa çdo zëri të madh qëndron një vjedhje e madhe. Këta nuk kanë të ndalur. Por vjedhja me buxhetin është një vjedhje e dyfishtë, është jashtëzakonisht e keqe. Në një anë vidhen fondet dhe përfundojnë në kontot e zyrtarëve dhe qytetarët nga taksat e tyre shohin në vitin e 9, pas 9 buxheteve, shohin publike absolutisht shifra më të pakta sesa të një viti buxhetor”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?