FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha në Dibër: Rama solli në krye të vendit një grusht hajdutësh që kohërat nuk i kanë njohur kurrë në histori

Kryetari i PD-së, Sali Berisha zhvilloi këtë të hënë takimin përmbyllës elektoral të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Dibër. Sipas për të çdo dibrane dhe çdo dibran, çdo shqiptare dhe çdo shqiptar me 11 Maj takohet me historinë.

”Solli në krye të vendit një grusht hajdutësh që kohërat nuk i kanë njohur kurrë në histori. Miq, çdo vit dhe më shumë, i zhyti shqiptarët në varfëri gjithnjë e më të madhe. Pensionet e tyre u ngrinë, rrogat e tyre u ngrinë, çmimet u rritën me 200 përqind. Sofrat u përgjysmuan. Të rinjtë dhe kush mundi mori rrugët e dheut për të mbijetuar.

Ëndrrën dibrane, ëndrrën shqiptare e morën me vete për ta ngritur në vende të tjera. Fermerët e Dibrës falimentojnë njëri pas tjetrit sepse iu hoqi subvencionet, hapi doganat. Prodhimet e subvencionuara të fermerëve të Ballkanit, dhe veçanërisht të Serbisë, vërshojnë sot në tregje dhe sot 80 përqind e frutave, zarzavateve vijnë nga jashtë. Ndërkohë, tokat mbeten djerrë dhe prodhimet kalben në Shqipëri”,– tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?