Berisha në Kavajë, flet për Ramën: Bën batuta dhe skeçe të turpshme për gra dhe burra. Do ti shtypej koka më 11 maj
Kreu i PD-së, Sali Berisha nga Kavaja premtoi mbështetje për fermerët, bujqit, të rinjtë, programe shkollimi dhe strehimi, si dhe kredi të buta. Ai nënvizoi se qeverisja në 12 vite nuk regjistron asnjë rekord pozitiv, por vetëm dështime, të cilat sipas për të përpiqet t’i mbulojë me batuta dhe skeçe të turpshme për gra kundër burrave dhe burra kundër grave. Berisha renditi ato që i quajti dështime të Ramës dhe PS-së, teksa kërcënoi kryeministrin se do ti shtypej koka dhe bishti më 11 maj.
”Mesatarja do hiqet, dyert e universiteteve do hapen. Të rinjtë do punësohen, rrogat do rriten, një çati për çdo çift të ri, grant 30 mijë euro për kredi strehimi. Për çdo fidan, kokë bagëti, do marrin shumfishin e subvencionit.
Narkodiktator më të pashpirt se Rama nuk ka pasur, edhe pse ka pasur diktaturë më parë. Në 12 vite ka një rekord me dështime dhe nuk ka rekord me arritje, ka vetëm vjedhje. Nuk ka rekord dhe përpiqet ta kalojë me batuta, me desintegrimin e familjes, me sulmin ndaj familjes, përpiqet të grabisë vota. Ne jemi parti e traditës familjare, konservatorë, me integritet.
I them Ramës se përpjekjet e tua qesharake, banale, të padenja, për të krijuar skeçe me gra kundër burrave dhe burra kundër grave janë turpi i dheut, ndaj garantoj se më 11 maj, Edi Rama i shtypet koka dhe bishti në Shqipëri! Më 5 nëntor iu shtyp koka Sorrosit, më 11 maj do i shtypet koka Ramës. Do përfundojë në katakombet e historisë, Shqipëria nën shembullin e Kavajës do ngrihet në një udhëtim të ri, drejt të ardhmes, drejt Europës”.
KOHA JONË SONDAZH

