Berisha në Kuvend: Reforma, misioni që u realizua nga PD-ja

Duke folur në seancën e fundit plenare, ish-kryeministri Sali Berisha ia atribuoi gjithë fitoren dhe konsensusin e arritur për këtë kryereformë Partisë Demokratike, si dhe ndërkombëtarëve.

“Kush fitoi? Fitoi e vërteta, dinjiteti njerëzor, dinjiteti kombëtar dhe sovraniteti i vendit. Kush humbi? Humbi gënjeshtra, poshtërimi i shqiptarëve. Në rrafshin social fitoi konsensusi dhe ujdia shoqërore e kombëtare. Në veçanti fitoi PD-ja, e cila nga e përjashtuara e madha e në fillim të procesit, u bë promotore e reformës. PD ia doli që një mision i cili në dukje paraqitej i pamundur, të kthehej në një sukses të plotë. PD nisi pjesëmarrjen në këtë proces e dënuar marrëzisht nga përpjekja për konsensus”, tha Berisha.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?