Berisha në Maqellarë: Lul Brava tradhtoi dibranët, e kishte mendjen te Rama
Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të premte ishte në Maqellarë të Dibrës, pasi edhe në këtë bashki do të ketë zgjedhje më 6 mars. Berisha u tha demokratëve se Lulzim Basha i ka tradhtuar, pasi sipas tij ai nuk vërtetoi atë që e quante masakër elektorale, por synim kishte të qeveriste me Edi Ramën.
“Ju e ndalët kriminelin e votave ai sot është i lirë pse sepse Lulzim Basha ju tradhtoi sepse e kishte mendjen të qeveriste me Ramën”, tha Berisha.
Po ashtu Berisha ftoi demokratët të mos votojnë kandidatin e Bashës për bashkinë Dibër, duke ftuar ata që besojnë tek e djathta që të bashkohen pranë logos së Shtëpisë së Lirisë.
”Ftoj demokratët e Dibrës të bashkohen të gjithë, asnjë votë kandidatit të Lul Bravës. Çdo votë për të është humbje për PD-në. Logoja e vërtetë e jona është Shtëpia e Lirisë. Duhet të falënderoj aleatët e miqtë që janë sot këtu. Shpreh bindjen e thellë se së bashkë me aleatët do shënojmë një fitore të shkëlqyer në Dibër dhe në bashkitë e tjera”.