Berisha në miting: Do të fitojmë me 11 maj!

Në mitingun e PD dhe opozitës në sheshin “Nënë Tereza” pasi folen disa pjestarë të PD, flet edhe lideri i opozitës, Sali Berisha.

Ai theksoi se Shqipëria është madhështore, duke i cilësuar qytetarët si ata që e duan atdhenë dhe vlerat e lirisë. Gjithashtu, Berisha kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për lidhje me figura të dyshimta, si ish-ministri Beqaj dhe kryebashkiaku Veliaj. Fjalimi i tij ishte mbushur me mesazhe për unitet dhe angazhim për një Shqipëri më të mirë.

Kreu i PD Sali Berisha në hapjen e fushatës të Partisë Demokratike: Mirëmbrëma qytetarë të Tiranës. E keni bërë sot këtë shesh më të bukurin në Europë. Përshëndetje të sinqerta të rinjve të PD-së, krenaria jonë kombëtare. Urimet më të përzemërta z Chris La Civita, kryetar i Komitetit të Partisë Republikane, arkitekti të rikthimit më të jashtëzakonshëm, rikthimit të presidentit Donald Trump. Sonte jam më i emocionuar se asnjëherë. Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj, është Shqipëria e dashurisë tuaj për të, e dashurisë për familjen dhe idealeve të lirisë. Krahu tjetër është me patronazhistë mëkatarë. Imagjinoni Ramën që ka në krah Beqajn, Veliajn, ka në krah MCGonigal. Rama, e ka të vështirë sonte natën.

SHKARKO APP