Berisha nga Gjirokastra: Ne jemi shumica, Basha pakica. Rama është regjisori i skenave në PD

Në degën e PD-së në Gjirokastër, ndër të tjera Sali Berisha u tha demokratëve tha se ai dhe mbështetësit e tij janë shumica, ndërsa Basha është pakica. Berisha po ashtu theksoi se Basha po përdor bandat.

”Ky njeri nuk do kurrsesi të pranojë verdiktin tuaj, të pranojë vendimin tuaj, të 44 mijë anëtarëve të PD. Ky njeri i cili dy muaj më parë thoshte se mua nuk më shkarkon Kuvendi se e kanë votuar anëtarët, tani që kanë votuar 44 mijë anëtar, 10 mijë më shumë përsëri thotë se unë nuk i njoh. Do vendosë shumica dhe do pranojë pakica, do vendos shumica dhe do i japë mundësi pakicës të shprehet lirisht apo kjo pakicë do përdorë bandat, narkoshtetin për të dominuar mbi shumicën. Këtu është e gjithë çështja”.

Po ashtu Berisha e cilësoi Lulzim Bashën si Enver Hoxha, pasi ka vendosur në dispozicion të vetes një derë ku mund të kalojë vetëm ai.

“Ka tre javë që vë blinde e brava dhe ka shndërruar tempullin e demokratëve shqiptarë në një ndërtesë burg, në një ndërtesë të cilin futen banditë vrasës e kriminel, por nuk futen dot deputetë të PD, nuk futen dot zyrtarët e saj, sëfundmi shpiku një lloj si Enveri derën e kryetarit nga e cila mund të futet vetëm Luzlim brava për çështje sigurie dhe asnjë tjetër”.

Ish-kryeministri nuk la pa shigjetuar as Edi Ramën, ku sipas tij ai është regjisori i këtyre skenarëve, pasi ka për qëllim të marrë peng pluralizmin politik. ”Edi Rama është regjisori kryesor i këtij skenari, përdor një peng të degraduar për të marr peng pluralizmin politik në Shqipëri. Rama nën instinktin e etërve të tij mizor mendon se erdhi koha të laj duart me pluralizmin dhe ndaj ne i themi atij sot se jemi më të vendosur se kurrë”.

SHKARKO APP