FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha nga Maqellara: Më 11 maj qytetarët do të flasin me votë për ndryshimin

Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite një takim me banorët e Maqellarës, vetëm gjashtë ditë përpara zgjedhjeve vendimtare të 11 majit.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot entuziazëm, Berisha shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që banorët e zonës i kanë dhënë kauzës së tij dhe Partisë Demokratike-Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Berisha u ndal tek ajo që ai e cilëson si një nga nga plagët më të rënda të shoqërisë shqiptare, emigrimi masiv. Ai theksoi se shqiptarët, dhe veçanërisht banorët e Maqellarës, janë njerëz punëtorë dhe të ndershëm, të cilët janë detyruar të lënë vendin për shkak të varfërisë dhe mungesës së shpresës që ka krijuar regjimi aktual.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të fjalës së tij, kryetari i PD u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 11 majit dhe të japin një mesazh të qartë nëpërmjet votës së tyre për një Shqipëri më të drejtë, me mundësi për të gjithë dhe me të rinj që nuk largohen nga vendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?