Berisha: Nikos i duket harxhim i kotë një avion për shuarjen e zjarreve, ndërsa Rama harxhon 200 mijë euro për një udhëtim

Nga Sali Berisha

Ministri i Mbrojtjes zgjedh të mbrojë Ramën dhe avionin e tij në dispozicion por jo jetën dhe pasuritë publike të qytetarëve.
Deklarata qesharake e Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi për zjarret e shpeshta që kanë përfshirë vendin, pasqyron qartë qëllimin e vetëm të qeverisë, i cili lidhet vetëm stërluksin e qeveritarëve dhe me vjedhjen dhe jo mbrojtjen e pasurive të vendit dhe jetës së qytetarëve.
Niko Peleshi ka thënë se është e panevojshme për një vend të vogël si Shqipëria që të ketë një avion të sajin për shuarjen e flakëve sepse kushton rreth 50 milion euro. Pra, Nikos dhe shefit të tij i duket harxhim i kotë një mjet i cili përveçse garanton siguri në raste emergjncash, është gjithashtu i nevojshëm për një vend me verë të nxehtë si Shqipëria për të mbrojtur pyjet nga zjarret.
Sipas tij vendi një vend i vogël nuk mund të ketë një avion për shuarjen e zjarreve ndërkohë që mbane një avion në dispozicion të kryeministrit që shpenzon mesatarisht 200.000 € në udhëtim në vend të 2000€ me linjat ajrore të udhëtarëve. Rikujtoj këtu se vende me të ardhura për frymë 10 herë më të larta se Shqipëria jo që nuk lejojnë çarter dhe avion në dispozicion për qeverinë por as dhe udhëtimin në biznes klas me paratë e taksapaguesve të tyre.
Niko dhe shefi i tij Edi Rama e shohin më të nevojshme udhëtime e Ramës me avion në dispozicion ose tua japin 50 milionë eurot miqëve të tyre nëpërmjet tenderave sekrete apo me negociata mafioze të mbyllura të cilat nuk u kanë sjellë asnjë përfitim shqiptarëve përveçse kanë fryrë kontot e qeveritarëve dhe klientelës së tyre dhe kanë zbrazur çdo ditë xhepat e qytetarëve. Sipas tij vendi nuk mund të ketë një avion për shuarjen e zjarreve ndërkohë që mbanë një avion në dispozicion të kryeministrit që shpenzon mesatarisht 200.000 € në udhtim në vend të 2000€ me linjat ajrore të udhëtarëve.
Qesharake! E turpshme! E dënueshme! Ministri i mbrojtjes duhet të jetë gatantuesi kryesor i sigurisë së shqiptarëve dhe jo avokat i abuzimeve dhe vjedhjeve të Edi Ramës. #sb #7korrik

SHKARKO APP