Berisha: Një e premte e zezë me 12 viktima, si në një vend pa shtet

Nga Sali Berisha
Një e premte e zezë me 12 viktima, si në një vend pa shtet.
Të dashur miq, dje ishte një ditë tragjike në ujrat shqiptare dhe jo vetëm në to. Në ujrat e liqenit të Banjës u mbutën Arben Zogu, 46 vjeç, me dy djemtë e tij, Rubensin Zogu, 19 vjeç dhe Estin Zogu 14 vjeç, si dhe kushëririn e tyre Melsi Zogu, 20 vjeç. Kjo tragjedi e madhe familjare, që ka tronditur thellë shoqerinë tonë ishte plotësisht e parandalueshme, në rast se do ushtroheshin përgjegjësitë shtetërore, për përdorimin e liqenit për qëllime turistike, plazhi dhe noti. Por shteti, për qytetarët nuk ekziston.
Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes dhe banorëve të Gramshit, për këtë tragjedi të rëndë familjare, dënoj me ashpërsinë më të madhe indiferencën kriminale, për sigurinë në ujrat e vendit, që shprehet kudo dhe në të gjitha fushat, ndërsa dje ka patur edhe 8 viktima të tjera në ujra, rrugë, kabina elektrike etj. sb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?