Berisha ”non grata”/ Xhafaj: Ka SHBA dhe Zot! Drejtësia edhe vonon, por kurrë nuk harron

Ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, përshëndet vendimin e DASH për shpalljen ”non grata” të Sali Berishës dhe familjes së tij. Në një postim në facebook, Xhafaj shton se ky ishte një mesazh i qartë i aleatit strategjik të SHBA-ve, në mbështetje të drejtësisë së re.

Postimi i plotë

Përshëndes vendimin e drejtë të DASH, që është një sinjal i qartë e konsenguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ky ishte një mesazh i qartë i aleatit tonë strategjik në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur. Koha për të bërë drejtësi. Luftë frontale ndaj pandëshkueshmërisë të të korruptuarve dhe krimit të organizuar. Ka SHBA, ka drejtësi dhe ka Zot.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?