FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Nuk jap dorëheqjen nga PD, na kanë vjedhur votat! Jam në Mision…

Sali Berisha, kryetar i PD, në emisionin e news24 ndër të tjera deklaroi se nuk ka pse të jap dorëheqjen nga kryetar i PD. Me tej Berisha shtoi se zgjedhjet nuk njihen nga PD pasi kryeministri ka tjetërsuar votën e popullit.

I pyetur nga gazetari Erli Murati se pse nuk ikni dhe t’ia lini një tjetri drejtimin e PD-së, Berisha insistoi se nuk kam pse të largohem. Po luftoj për votën e lirë, shtoi Berisha. Pyetjes se a mund të udhëtoni për në SHBA, siç keni deklaruar para zgjedhjeve, Berisha i rreshqiti pyetjes së gazetarit.

Berisha tha prerë: “Jemi para faktit të pamohueshëm për një numër të dokumentave themelorë se Shqipëria zhvilloi një farsë elektorale. Nuk pati zgjedhje, pati farsë elektorale, e paralajmëruar. Në 4 rezoluta ndërkombëtare thuhej se Shqipëria ka farsë elektorale. Komisioni i Jashtëm Europian në mes të fushatës elektorale tha se në Shqipëri nuk ka një proces të drejtë elektoral. Ka pasur dhunime serioze, përfshi mjetet shtetërore, blerje të votës, pa harruar mediat pranë qeverisë. Një terror ndaj liderve opozitarë, kapja e drejtësisë e të tjera”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha mendon se është në Mision nga Zoti, sepse disa herë tha se ai ka mision për mbrojtjen e votës së lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me ironi gazetarët i thanë Berishës se po punon për ti fituar zgjedhjet në vitin 2029.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?