Berisha nuk pranon “nenin Basha”: U bë për rastet kur ka zgjedhje dhe jo farsa elektorale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përsëriti sot se nuk do i njihte zgjedhjet e 11 majit, pasi ishin farsë elektorale.

Berisha akuzoi edhe kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi për heshtjen në lidhje me zhdukjen e mbi 300 kutive të votimit me materiale zgjedhore, për të cilat PD kishte kërkuar informacion zyrtar me shkresë, por nuk kishte marrë përgjigje.

Ai tha se ishin marrë nga persona të paautorizuar, kurse kryekomisioneri po heshtte dhe i drejtoi pyetje publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në konferencën për mediat, Berisha u pyet edhe për të ashtuquajturin “neni Basha”, por kreu i PD-së u përgjigj se ai nen ishte bërë për rastet kur zhvilloheshin zgjedhje dhe jo farsa elektorale.  Ndërkohë që edhe në zgjedhjet e kaluara vetë Basha pretendoi farsë elektorale më 2021, por Berisha i kërkoi dorëheqjen sipas statutit, teksa tani nuk po e zbaton vetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jemi në kushtet e një farse të pashembullt elektorale në 32 vite. Kemi arritur të dokumentojmë dhe do dokumentojmë çdo ditë për shqiptarët dhe partnerët tanë farsën e shëmtuar, pastaj fjalën do e marrë populli dhe demokratët. Ai nen ka të bëjë me momentin kur bëhen zgjedhje, jo për farsa elektorale. Nuk mund të përdoren farsa për mekanizma antidemokratike. Statuti është në rregull, nuk ka nevojë për momentin për ndonjë ndryshim. Por sigurisht pasi të finalizojmë denoncimin në Shqipëri e botë të farsës elektorale, PD do bëjë analizë të plotë të të gjitha problemeve, që të modernizohet dhe hapet gjithnjë më shumë”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?