Berisha: “O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”

Berisha e quajti moment kritik ditën e sotme dhe ftoi maxhorancën të votojë draftin për vetingun e politikës, për ndryshe tha ai  rrugët e sheshet do të oshtijnë: O djem rrëmbeni armë, ja vdekje ja liri

Edi Rama e ka nisur karrierën e këtij vendi si asnjë tjetër me një vilë. Sot i ka të ndërtuara në 4 bunkerë. Do gjeni në google gjithçka për sarajet e Surrelit Edi Rama heshti nuk nxorri një fjalë mbi raporton e OSBE-së.

Edi Rama ka shndërruar këtë vend në proktektorat të Krimit. Këtu nuk ka kohë, është koha e krimit. Hajde palo burra.

Pse ju nuk frenoni amendamentin dhe të ulemi me ekspertë dhe të marrim ekspertët më të mirë ndërkombëtarë ta bëjmë model për mbarë rajonin. Asnjëherë

Marrim ekspertët më të mirë dhe ulemi në tavolinë. Fati që ndodhi kjo dëshmon kjo të drejtën e opozitës për të hedhur në koshin e plehrave ligjin. Momenti është kritik, bëtë gabimin më të rëndë që keni bërë ndonjëherë, nëse përdorni kartonat e zeza të nxira të krimit.

Palo burra, palo kriminelë.. pse ju nuk pranoni amendamentin? Pranoni dhe të ulemi mes nesh të marrim dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe ta bëjmë model për mbarë rajonin, por ju nuk e donin.

O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri” , tha Berisha nga Kuvendi.

 

SHKARKO APP