Berisha ofertë Alibeajt: “Jemi të hapur për çdo lloj marrëveshjeje”

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka përsëritur ftesën për grupin tjetër që njihen si mbështetësit e Lulzim Bashës. Ai i ka ftuar që të marrin pjesë në primare.

Më tej Berisha ka konfirmuar se po bëhen takime me grupin e Bashës dhe se janë të hapur për çdo lloj marrëveshjeje.

“Çdo deputet është i ftuar të kandidojë po të dojë dhe të inkurajojë të tjerët. Ju garantoj se kryesia përveç rasteve më të jashtëzakonshme nuk do të bëjë përzgjedhje, por do të jenë primaret. Kemi premtuar dhe po sjellim ndryshimin me primaret. Janë bërë takime dhe po bëhen takime. Zoti Paloka po merret me këtë. Janë të hapura dyert e komunikimit. Ne i mirëpresim për çdo lloj marrëveshjeje”, ka thënë Berisha.

Berisha pasi ka takuar Ilir Metën dhe gjithë partitë opozitare ka premtuar se do të dalin vetëm me një kandidat të opozitës në zgjedhjet vendore.

Ndërkohë pritet grupimi i Enkelejd Alibeajt që të futet bashkë me gjithë partitë e tjera opozitare, por nëse nuk pranon apo krijon artifica, atëhere duket se qeveria e ka blerë këtë grupim që përçajë votat.

SHKARKO APP