Berisha: Operacioni kundër vjedhjes së energjisë, valë terrori ndaj popullatës

Përmes një komenti në rrjetin social Facebook Berisha thekson se e gjitha kjo ndodh për të fashitur revoltën popullore kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

“Klika Rama – Meta, pas Kongresit Kombëtar të Policisë për energjinë, në kuadrin e shtetit policor nën pretekstin e luftës kundër vjedhjeve të energjisë elektrike, kanë ndërmarre një valë terrori dhe raprezaljesh policore ndaj papullatës në mbarë vendin. Unë jam absolutisht për prerjen dhe ndëshkimin ligjor të çdo lidhjeje të paligjshme, dhe kjo është e domosdoshme. Kjo valë e egër terrori që shoqërohet me komunikata të perorëshme të Policisë për arrestime të 30, 50 e më shume milionerësh anonim në ditë, por në të vërtetë pensionistë dhe milioner (si ky i disa fotove më poshtë); hekura para kamerave të eksponenteve të PD me akuzën vjedhje të energjisë, por në fakt vetëm për bindjet e tyre politike; shpërndarja e lakejve, sharësve të paguar, avoketër të mafies shtetërore në media që brohorasin në studiot televizive “rrofte shteti policor”; fanatik ekstremist që përseërisin si papagaj “fol Edvin të lumte goja, fol e rriti taksat tona” ose “të rroni ju se dhe pa drita rrimë”, janë fytyra e vërtetë e shtetit policor të klikes Rama – Meta.

Ky terror orëellian kulmon me akte të shëmtuara tejet të rralla edhe për pushtimet më të egra, futjen e çizmeve të Policise në çerdhe, kopshte, shkolla, terrorizimi i vogëlushëve, nxënësve, mësuesve për të kontrolluar për vjedhje të energjisë.

Teë gjitha keëto klika Rama – Meta i bënë për të fashitur revoltën popullore që po zien në mbare vendin për rritjen e madhe në nivelin më të lartë në Europe të çmimit të energjisë, për shkak të marrëveshjes korruptive me ÇEZ, me të cilën ata gjobitën me 1.1 milionë lekeë çdo shqiptar, si dhe per shkak të vjedhjeve të mëdha që mafia qeveritare bën cdo ditë me faturat aforfe, tenderat e blerjes së energjise dhe investimeve në këtë fushë. 

Qytetarë, ju nuk meritoni kurrë ndëshkimin me rritje e çmimit të energjisë ndaj dhe duhet t’u dilni zot interesave tuaja!!”, shkruan Berisha në rrjetin social. 

SHKARKO APP