Berisha mbron sërish Veliajn: Ndaj tij janë sjellë në mënyrë të papranueshme

Ish-kryeministri Sali Berisha pas daljes nga SPAK, ku  u paraqit në zbatim te masës së sigurisë detyrim paraqitje, bëri disa deklarata të forta para mediave.

Ai akuzoi autoritetet se po mbajnë Metën të izoluar pa asnjë provë ligjore dhe në kushte çnjerëzore. Berisha pretendon se edhe Veliaj është keqtrajtuar dhe kërcënuar në burg nga një biznesmen, në prani të ministrit Ulsi Manja.

“Rasti i Ilir Metës është rast që ju nuk mund ta imagjinoni. Vetëm pse ka dhënë një intervistë i heqin 10 ditë të drejtën e çdo komunikimi, sikur të ishin stalinistë apo nazistë. Shkojnë tre familjarë, motra me fëmijët dhe njërit nga fëmijët i thonë, jo se lejohen vetëm tre. Ka dhe raste të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Erion Veliajn, çështja është siç e patë ju, dëshmitarët njëri pas tjetrit, pasi kanë kaluar në zyrën e Ramës, nuk e di, por kjo duhet provuar, ta hetojnë, kanë bërë dëshmira, të cilat faktojnë të vërtetën e vjedhjeve të tmerrshme që kanë bërë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë çdo njeri i padënuar dhe dënuar, ka një paketë të drejtash të cilët duhet të respektohen.

Me Erion Veliajn janë sjellë në mënyrën më të papranueshme. Dhe të jeni të sigurtë, që për Erion Veliajn kam konsideratën më të keqe. Ua them këtu. Mund të flas shumë, shumë kohë dhe ndonjë ligësi njerëzore si atë nuk njoh, përveç Edi Ramës.

Ai është si është, por të drejtat e tij nuk mund të përcaktohen nga vullneti im. Të drejtat e tij janë të drejtat e një qytetari të garantuar me ligj dhe kushtetutë.

E dyta, thuhet që e kanë keqtrajtuar. Ulsi Manja e vizitoi në burg, i shoqëruar nga një biznesmen. Të gjitha të dhënat janë se biznesmeni ka qenë përfaqësuesi kryesor i klanit ‘Troplini’ të cilët i çojnë, ua kanë dërguar dhe të tjerëve për ti dhënë ultimatum që, po fole këto e pëson gruaja, e fëmija, e pëson gjyshja, e pëson gjyshi dhe me radhë”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?