Berisha pas mbledhjes me Bardhin: T’i kallim datën dhe tmerrin Edi Ramës
Ka përfunduar takimi i deputetëve të opozitës që janë mbledhur nga Gazment Bardhi. Sali Berisha ka folur për mediat duke thënë se kanë marrë vendime të rëndësishme.
“T’i kallim datën dhe tmerrin Edi Ramës. Asgjë më të moralshme nuk ka sesa beteja kundër Edi Ramës. Interesat kombëtare janë më të rëndësishme”, tha Berisha.
Çfarë ju pengon që të jeni në një grup parlamentar?
Berisha: E kuptoj që doni të rrëmoni por të jeni të sigurtë se pozitiviteti i këtij takimi do ti zgjidhë kureshtjet tuaja. Sot nuk ishin deputetët e Shtëpisë së Lirisë që janë opozitarë të vendosur. Thirrja ime është për çdo deputet të vendosur për të luftuar këtë regjim.
Vendimet e takimit shumë të rëndësishme do t’jua njoftojë Bardhi sepse u morën vendime të rëndësishme.
Ju bashkoi Basha apo Rama?
Berisha: Na Bashkoi përgjegjësia e lartë morale që kemi para 620 mijë zgjedhësve idealist që votuan kundër Edi Ramës.
KOHA JONË SONDAZH

