Berisha: Pedagogët kanë mbështetjen e plotë të PD. Edi Rama vjedh fondet dhe pasuritë publike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur mbështetje të plotë për Sindikatën e pedagogëve dhe vendimet e marra prej tyre, teksa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në krahasim me qeverinë e Kosovës, ai vjedh fondet dhe pasuritë publike e nuk mbështet arsimin.

Përshëndes sindikatën e Universiteteve të vendit, për vendosmërinë, mbrojtjen që u bëri e u bën interesave jetike të pedagogëve, punonjësve, studentëve, intereave jetike të kombit shqiptar.

Kjo sindikatë ka vendosur që të ndërpresë thirrjen për bojkot por të vijojë luftën e betejën. E garantoj që në çdo hap të saj ajo dhe cilado organizatë që mbron një kauzë të drejtë do ketë mbështetjen totale të PD.

Theksoj se nuk mund të pajtohem kurrë që një pedagog në Tiranë të marrë gjysmën e rrogës që merr një pedagog në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës nuk vjedh taksat, fondet e pasuritë publike sic vjedh Edi Rama.
Nuk mund të pajtohem që buxheti për shkencën në Kosovë të jetë disa herë më i madh se në Shqipëri, që studentët në Kosovë të subvencionohen me 100 euro kurse në Shqipëri u mbyllen dyert e universiteteve.

Ne shprehim mbështetje të plotë ndaj sindikatës së universiteteve të vendit”, tha Berisha.

SHKARKO APP