Berisha për 7 tetorin: Pa votën e lirë, dinjiteti njerëzor nuk ekziston! PD e betuar për çdo sakrificë

Sali Berisha nga dritarja e banesës ku qëndron nël izolim që prej 30 dhjetorit 2023, thotë se 7 tetori po afron dhe se kjo datë është beteja qytetarë më e rëndësishme e 32 viteve. Berisha theksoi se pa votën e lirë, dinjiteti njerëzor nuk ekziston. Ai tha se PD është betuar për çdo sakrificë.

“Zonja dhe zotërinj, 7 tetori po afron. Kjo është beteja qytetare më e rëndësishme e 32 viteve. Kjo është beteja e guximtarëve për dinjitetin e tyre, për lirinë e tyre, për votën e lirë. Të dashur miq, pa votë të lirë nuk ka njeri të lirë. Pa votën e lirë dinjiteti njerëzor nuk ekziston. Pa votën e lirë, fatin tënd e ka në duar të zeza të tjerë.

Pa votën e lirë, kombi nuk ka sovranitet të brëndshënm, por është thjesht një shumësi e shtypur e narkodiktatorit, Edi Rama. Pa votën e lirë nuk ka të ardhme në vendin ku ke lindur, nuk ka të ardhme për të rintjë, për fëmijët tanë. Pa votën e lirë liria kombëtare është një shkretëtirë pa bimë, është një shkretëtirë e vdekur, e zbrazur.

Theksova këto fjalë vetëm e vetëm për të bërë të qartë se çfarë rëndësie jetike, çfarë rëndësie vendimtare ka beteja jonë për votën e lirë. Ndaj edhe, në këtë mision më i rëndësishmi në të eksiztencën e saj, PD nuk do të zhgënjejë kurrë shqiptarët. PD nis këtë mision e vendosur për çdo sakrificë. PD nis misionin e rikthimit të votës së lirë tek shqiptarët. E betuar për çdo sakrificë, e gatshme për çdo sakrificë”, deklaroi Berisha.

SHKARKO APP