Berisha: Përgjimet, gabimi fatal i Ramës me Italinë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dalë sot para mediave për të analizuar zhvillimet politike të ditës: Skandalin e përgjimeve, kanabisin dhe thirrjet e tij për Europolin; reformën për të cilën Kryeministri Rama duhet të falenderojë opozitën. Ai e nisi me atë që e konsideroi si skandalin më të madh: Përgjimet.

“Çështja që më ka sjellë këtu do të thosha, – tha Berisha, – është skandali më i madh i 25 viteve të fundit, zhvillimet rreth tij, skandali i përgjimeve. Nuk ka ndodhur kurrë në 25 vite që një kryeministër dhe ministër i Brendshëm ta shndrrojë Policinë në qëndër përgjimit të Presidenti, diplomatëve etj. Mendoj se ky është një krim i shëmtuar.

Së pari, Edi Rama, për të shtuar përgjegjësinë e tij të tmerrshme nuk e ka për gjë të përdorë si mburojë Italinë mike. Ky përbën një akt shumë të rëndë dhe të dënueshëm dhe i them se kurrë nuk do të shpëtosh nga ky skandal. Por gabimi yt fatal është të përdorësh Italinë si mburojë se është vepër e jotja.”

Swiss Digital Desktop Reklama

I bëj thirrje Prokurorisë të nisë menjëhërë hetimet kundër Ardian Çipës, nje mercenar i ndyrë që kërcënon njelloj si Shullazi, prokurorë të këtij vendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çështja tjetër e dënueshme ëshë ajo e një mercenari ndaj të cilit ligji duhet të veprojë me urgjencë: Ardian Çipa. Çipa është i lidhur kokekëmbë me trafiqet, njeriu që nxori me makinë Genci Xhixhën dhe bën pushimet në Kubë.

Së treti, kanabis me shume se 25 vite te marra sebashku. Thirrja ime, per Europolin dhe Interpolin, ta shpallin emergjence ceshtjen e kanabisit ne Shqiperi pasi do te mbyse Europen ne sasi te paiamgjinueshem.

Tjeter. I bej thirrje Edi Rames: Mos u bej vallmihes i konsensusit, se historia do te denoje pa meshire. Ne vend te falenderosh  opoziten – dhe nuk di ndonje kryeminister qe te falenderoje opoziten – qe ta tha do ta votoj reformen. Çdo kryeminister do ti shprehte mirenjohjen opoziten, ky i tregon linjat e kuqe. I permend kryetarit te opozites, linjat e kuqe me mburrje te madhe. Nuk ehste linja e kuqe per kryetarin e opozites, eshte per Venecian.

Njeriu qe mbajti peng statusin, por mban peng hapjen e negociatave.Pse numerojne tani minutat kur shkelmuan muaj te tere? Drafti i pare i Xhafajt u hodh poshte.

Qe ketu faktohet se Edi Rama nuk ka gje tjeter perveçse drejtësi në pellembe te dores.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?