Berisha përplaset me Ruçin: Rama, si Asadi i Sirisë. Kërcënon gjyqtarët për lirimin e Aldo Bares
Kuvendi është përfshirë në debate të lidhur me votimin dhe numërimin elektronik, ku protagonistë janë kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
PD, përmes deputetit të saj, Eduard Halimi, e quan thelbësore votimin dhe numërimin elektronik për zgjedhje të ndershme dhe të lira.
Ndërkohë zyrtari i lartë i PS-së, Ruçi, e quan këtë si alibi e opozitës për humbjen e zgjedhjeve të 18 qershorit.
Ruçi: Votimi elektronik vetëm nëse OSBE jep ‘OK’
Kryetari i grupit të PS, Gramoz Ruçi iu përgjigj kërkesës së Halimit për votimin elektronik duke u shprehur se mund të bëhet vetëm nëse OSBE do të japë miratimin.
Ruçi fajësoi opozitën për këtë çështje, pasi i kujtoi se kur kanë qenë në pushtet kanë qenë kundër votimin elektronik dhe se ngritja e kësaj cështje tani është një alibi për humbjen në 18 qershor që i pret.
“Unë e kuptoj që fushata ka filluar dhe këto muaj ligjëratat tuaja do ti politizoni. Sigurisht që dua ti paragjykoj apo jo është e drejta ime zoti Berisha, por jeni katandisur keq, pasi po e shikoni te një rezolutë e simotrave tuaja që është normale.
Por kjo nuk u jep votë. Ore ku janë ata 19 deputetët e inkriminuar, por deri sot skam dëgjuar asnjë emër. Thoni një emër, por mos shpifni. Kush ka marrë poste në parti nga Rama, pasi është hequr?
Keni kohë që nxorët alibinë për votimin elektronik. Kur ne e kërkuam, ju me vështirësi pranuar pilotimin e numërimit dhe jo votimit dhe nuk ishit në gjendje ta realizonit. Atë që se bëtë ju dot për dy vite resht, kërkoni të bëhet tani, dhe e dini se nuk bëhet prandaj e kërkoni.
E keni alibi, pasi Kodin dhe listat e zgjedhësve i keni bërë vetë dhe sot nuk keni asnjë rezervë. ID i keni vetë me kompaninë qe e keni zgjedhur vetë, Berisha i cilësoi më të sigurta.
Komisionerët i keni ju 4-3, Kolegjin Zgjedhor e keni bërë sikur donit ju… OSBE na ka vënë në tavolinë një raport dhe detyra ishte zbatimi i rekomandimeve që ata kanë bërë.
Kërkesa për votim elektronik është një alibi e juaja për humbjen në zgjedhjet e qershorit. Nëse OSBE jep miratimin dhe jep garancinë për votimin elektronik ne jemi plotësisht dakord” tha Ruci.
Replika e Sali Berishës: Në interesin më të mirë të shqiptarëve ju bëj thirrje të pranoni kërkesën sepse është rruga ligjore, absolutisht e vetme për të mundur që shqiptarët të shkojnë në zgjedhje si një vend demokratik.
Nëse apriori e hidhni poshtë kërkesën e opozitës bindni opozitën se vetëm zgjedhje të drejta s’mund të ketë. Ju drejton armiku më i egër pas kohës së diktaturës.
Ju drejton njeriu si Asadi i Sirirë. Kështu zgjidhni dhe votimin e emigrantëve.
Kryetari juaj e di që përfundon në koshin e plehrave të historisë e nuk ka si ta pranojë kurrsesi sepse është angazhuar në një proces kriminal të lirimit të Lul Berishës, Aldo Bares, atë e menaxhojnë bandat e bandidatë. Ju s’ju pyet fare.
U drejton gjyqtarëve vettingun ose do më lironi Aldon ose do ju bëhet vetting.
Dhe me hakmarrjen për drejtësi po bën të njëjtën gjë si me Aldo Baren.
Do votojmë apo do i nënshtrohemi një njeriu që i është nënshtruar kapos së Meduzës
Pranoni kërkesën e ligjshme të të gjitha forcave politike opozitare, sepse mund ti krijojë vendit probleme madhore.
Kundërpërgjigjja e Gramoz Ruçit: Hollanda , Franca, Gjermania e ka hequr atë që kërkon ti.
Por unë të thashë dhe është hera e tretë. Kemi një albitër. Jemi një vënd që nuk shkëlqejmë për zgjedhje, OSBE/ ODIHR .
Uluni me OSBE/ODIHR nëse marrin përgjegjësinë për kërkesën që ka opozita vazhdoni ne s’kemi frikë.
KOHA JONË SONDAZH

