FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha përshëndet Trump dhe Merz në fushatën përmbyllëse: PD do të vendosi marrëdhënie më të ngushta me ju

Sali Berisha e nisi fjalën e tij në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale, duke përshëndetur kancelarin e sapo zgjedhur të Gjermanisë, Merz. Për të Shqipëria do të rris ndjeshëm bashkëpunimin me qeverinë gjermane dhe do të eksportojë aty produktet shqiptare dhe jo krimin si sot, siç tha ai. Nga ana tjetër, kreu i PD-së përshëndeti edhe presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

“Do t’i përcjell përshëndetjet më të përzemërta deputetit të Bundestagut gjerman Peter Bayer, i cili vjen sot këtu për të mbështetur fitoren e opozitës shqiptare dhe Partinë Demokratike. Përshëndes kancelarin Merz që pata rastin ta përshëndes në Valencia. Zgjedhja e kancelarit Merz në udhëheqje të Gjermanisë dhe Europës konsiderohet një fat i madh. PD do të vendosë bashkëpunimin më të ngushtë me qeverinë gjermane. Do të eksportojmë në gjermani produktet shqiptare dhe jo krim siç është sot.

Mirënjohje të pakufishme për vendimin që morët për rikthimin e PD-së dhe Sali Berishës në pushtet. Ditën e parë, në konferencën e parë të shtypit e shkallmove Edi Ramën duke i rënë tavolinës me grushte. Të garantojë se nesër në mëngjes, ai do t’i bjerë tavolinës me kokë. Ne jemi mirënjohës për vendimin që more për të na ndihmuar. PD do të vendosë marrëdhëniet me të ngushta me administratën e Trump në të gjitha fushat”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?