Berisha: Përulem para Francës, vendi i lirisë së botës

 

 

Sulmet famëkeqe në Parisin kanë tronditur opinionin publik ane mbarë botës. Të shumtë janë ata artiste, politikanë, zyrtarë të larë, dhe njerëz të thjeshtë që kanë shkruar dy fjalë në llogaritë e tyre personale në rrjete sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sensibilizimi vazhdon edhe në këto momente. Në rrjetin social Instagram nën hashtagun #PrayforParis, postohen miliona mesazhe të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një postim në facebook Ish-kryemnistri Berisha, shpreh keqardhjen e tij për situatën e rëndë në Paris, për jetët e humbura, ku ndër të tjera shprehet se: Shpreh bindjen time më të thellë, se barbarët që mbështetën, organizuan dhe realizuan këtë masakër, këtë horror në Paris dhe ulen sot në shenjë nderimi për viktimat e pafajshme në gjysmë shtize flamurin krenar të kombit të madh francez, do marrin ndëshkimin shembullor kudo që të ndodhen! Me Francën sot është mbarë njerëzimi!!

 

Statusi i plotë

Grupe terroriste, me sulmet e tyre barbare pergjaken mbreme Parisin, Francen dhe njerezit e lire ne mbare boten. Ata, me sulmet e tyre mizore ne disa qendra te qytetit, moren jeten e 127 qytetareve, femijeve, te rinjve, burrave dhe grave qe po ndiqnin koncerte, darkonin apo shetisnin ne qytetin e tyre.

Me sulmet e tyre makabre ne kryeqytetin e Frances, barbaret mendojne se do mund te perkulin vullnetin e hekurt te ketij vendi te madh per te qendruar e pamposhtur ndaj parimeve te Deklarates, mbi te cilat eshte ngritur liria e saj, liria e botes.

Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte mizorie primitive, shpreh ngushellimet e mia me te thella familjeve te viktimave, kombit mik francez, ambasades se Frances ne Tirane dhe autoriteteve franceze si dhe uroj sherim te plote te plagosurve.

Gjithashtu, me kete rast shpreh bindjen time me te thelle, se barbaret qe mbeshteten, organizuan dhe realizuan kete masaker, kete horror ne Paris dhe ulen sot ne shenje nderimi per viktimat e pafajshme ne gjysem shtize flamurin krenar te kombit te madh francez, do marrin ndeshkimin shembullor kudo qe te ndodhen! Me Francen sot eshte mbare njerezimi!! 

 

R.Sh

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?