Berisha: Përvjetori i shpalljes shenjtore të nobelistes shqiptare Nënë Tereza

Nga Sali Berisha-

Përvjetori i shpalljes shenjtore të nobelistes shqiptare Nënë Tereza.

Të dashur miq, sot është një ditë e shënuar për kombin shqiptar dhe mbarë krishtërimin, është përvjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës. Shenjtëria e tij Papa Francesku në momentin e shpalljes së nobelistes shqiptare, Nënë Terezës Shenjtore e quajti Nënë Terezëm “Shpërndarëse të mëshirës hyjnore” Ai tha se: “Për Nënë Terezën mëshira ishte kripa që i jepte shije punës së saj, ishte drita që ndriçonte në errësirën e shumë që nuk kishin më lotë për të derdhur, për varfërinë dhe vuajtjet e tyre “.

Për shqiptarët shenjtërimi i Nënë Terezës, bijës së tyre më të shquar të të gjitha kohrave ishte vlerësimi hyjnor, ishte diamanti në kurorën e kontributit të tyre që nga themelet e krishtërimit deri në ditët e sotme. Ndaj dhe sot ne kujtojmë me admirim, mirënjohje dhe krenari Shën Terezën si bijën e kombit tonë, njeriun që pushtoi si askush tjetër në histori zemrat e qindra mijëra e miliona njerëzve në nevojë ose që admiruan veprën e saj humane dhe meritoi titullin më fisnik të njeriut dhe njerëzimit, atë të “Nënës” dhe u shpall Shenjtore e mëshirës dhs dhembshurisë njerëzore. #sb

SHKARKO APP