Berisha: Po vendoset shtet policor

Sipas shkresës së zbuluar nga media, Tahiri u kërkon uniformave blu të monitorojnë veprimet e Prokurorisë dhe gjykatave.

“Me qëllim analizimin e ecurisë së procedimeve penale, përmirësimin e punës hetimore, ngritjen cilësore të saj dhe rritjen e bashkëpunimit me institucionin e Prokurorisë dhe Gjykatës në luftën kundër korrupsionit brenda sistemit të drejtësisë, si një shqetësim i prekshëm i qytetarëve, nga ana juaj kërkohet informacion i hollësishëm për:

1. Procedimet penale të filluara nga strukturat e policisë, për të cilat Prokuroria ka vendosur mos fillimin, pezullimin ose pushimin e çështjes.

2. Procedimet penale në fushën e krimeve të hapura, për të cilat Prokuroria ka kërkuar dënimin e autorëve në procedim, dhe Gjykata është shprehur me vendim pafajësie ose vendim pushimi.

3. Procedimet penale në fushën e krimit te organizuar, krimeve financiare dhe krimeve të rënda për të cilat Prokuroria ka kërkuar dënimin e autorëve dhe Gjykata është shprehur me vendim pafajësie ose vendim pushimi. Informacioni kërkohet për të gjitha procedimet e referuara që nga data 1 janar 2014 e në vazhdim”.

Ky urdhër bazohet edhe në një shkresë të dalë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit më mars të këtij viti, ku strukturave të policisë u vihej detyrë që të ndiqnin ecurinë e kallzimeve deri në vendimin final të gjykatës

“Të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që kanë në kompetencë referimin e cështjeve në prokurori të plotësojnë formularin TIP për të gjitha masat që marrin në ngarkim duke verifikuar masën që kërkon prokuroria dhe vendimin që merr gjykata”.

Por ky urdhër nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe politikanë të tjerë të opozitës është cilësuar si kontroll i policisë mbi prokurorinë dhe drejtësinë dhe një tentativë për të vendosur shtetin policor në Shqipëri

Rama i kërkoi zëdhënësit të tij për rendin, Tahirit, të firmosë urdhrin e pregatitur në zyrat e Ramës, sipas të cilit inspektorët e Policisë marrin funksionet e inspektorëve të KLD dhe tani e tutje ngarkohen të krijojnë regjistrin e vendimeve të gjykatave dhe prokurorisë për t’i vendosur ata nën trysni dhe terror policor.

SHKARKO APP