Berisha pret ekspertë ligjorë nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Albanian Policy Center

Sali Berisha ka publikuar status ku tregon për pritjen në Selinë e PD: “Sot, në selinë e Partisë Demokratike, pata kënaqësinë të mirëprisja Dr. Katrin Nagler, eksperte ligjore e sjellë nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Albanian Policy Center. Takimi u zhvillua në prani të Znj. Edith Harxhi, Znj. Diana Mjeshtri, Drejtoreshë Ekzekutive e Albanian Policy Center, si dhe ekspertëve Brikena Kasmi dhe Gentian Trenova, të cilët po japin një kontribut të çmuar në vlerësimin e Reformës në Drejtësi. Ky proces do të kulmojë me publikimin e një raporti vlerësues.
Në këtë takim falenderova Zonjën Nagler dhe Fondacionin Adenauer për mbështetjen e tyre tejet të çmuar.
Në vijim të kësaj nisme, mbrëmjen e sotme do të marr pjesë në një tryezë diskutimi të organizuar nga Albanian Policy Center dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Albania, ku personalitete të shquara dhe profesionistë të fushës do të ndajnë analizat dhe vlerësimet e tyre mbi reformën e drejtësisë në Shqipëri”.