Berisha pret në selinë blu deputetin e Forza Italia: Mbështetje e fortë për PD

Kryetari i PD, Sali Berisha priti këtë të shtunë në selinë blu deputetin italian dhe drejtuesin e Forza Italia, Alessandro Battilocchio, të cilin e cilësoi si “një mik të vyer të PD-së dhe ndjekës aktiv të zhvillimeve demokratike në Shqipëri”.

Sipas tij takimi u përqendrua në analizën e situatës politike në vend dhe “farsës zgjedhore të 11 majit”, për të cilën përsëriti akuzat se ishte e manipuluar dhe e mbështetur në abuzim masiv me burimet publike.

“Forza Italia ka qenë gjithmonë në krah të Shqipërisë,” u shpreh Berisha, duke falënderuar Battilocchion për mbështetjen e ofruar gjatë zgjedhjeve të fundit. Sipas tij, PD do të vijojë pa ndërprerje betejën për të çmontuar farsën elektorale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?