Berisha prezanton kandidatët në Himarë, shoqërohet nga Fredi Beleri

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka prezantuar kandidatët e PD-së në Himarë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Në daljen e tij, Berisha shoqërohej nga Fredi Beleri, ish-kandidati i PD për bashkinë e Himarës në zgjedhjet vendore dy vite më parë, por u arrestua për shitblerje votash.

“Ta marrë vesh Edi Rama që Himara ia ka dhënë gjithmonë përgjigjen pushtimeve, dhe Himara me Fredi Belerin ia dha edhe Edi Ramës. Donald Trump tha se armik më i madh është armiku i brendshëm, që përdor drejtësinë për të marrë mandatin e të zgjedhurve pasi nuk i mund dot në fushë-betejë. Ju e votuat (Belerin) dhe ai përdori drejtësinë si burracak, për t’i marrë kryetarit tuaj të zgjedhur mandatin, bëri një kurth të vjetër të shpifur si ato që kurdiste ish-sigurimi i shtetit. Prokurorët dhe gjykatësit e tij nuk e lejuan Belerin të vinte e të bënte betimin dhe shkaku ishte vetëm 1: se Beleri nuk pranoi të kandidonte për Ramën, i tha jam i djathtë dhe kam parimet e mia, që nuk përputhen me parimet e tij për t’ju vjedhur tokën ju”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?