Berisha prezanton kandidatët e PD-së në Pukë

Sali Berisha ndodhet sot në Pukë ku ka prezantuar kandidatët e PD për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha u shpreh se një nga problemet më të mëdha është shpopullimi i vendit dhe se pas 11 majit PD do të marrë masa që situata në vend të përmirësohet dhe të larguarit të rikthehen.

“Nëse kjo tokë ka një klithmë, thotë më shpëtoni se po mbetem shkretëtirë. Imagjinoni çdo të ndodhe me shqiptarët në 4 vite katastrofë të re. 11 maji ditë për një kthesë vendimtare për shqiptarët, që ëndrrat e tyre t’i vendosin në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditë për mbarë kombin që mln shqiptarë të larguar në 10 vite të rikthehen të vijnë për të ndërtuar këtu ëndrrën e tyre e për të vendosur Shqipërinë në rrugën e madhështisë.
11 maji fitore jo vetëm e opozitë dhe koalicionit ASHM”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha u ndal më tej te pensionet, duke thënë se qeveria nuk e ka vullnetin për ti rritur ato.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?