Berisha: Protesta më e madhe mbarëpopullore që nga 1990
Përmes një komenti në rrjetin social Facebook Berisha shkruan se kryefjala e protestës ishte Edi Rama shporru.
“Shqipëria përjetoi protestën më të madhe mbarëpopullore pra të të rinjve të rejave, qytetarëve,fshatarëve, demokratë, socialistë ,të paparti që nga vitet 90 gjer sot.
Me këtë protestë ata së bashku dhanë mesazhin e madhe të vendosur dhe të qytetëruar se Edi Rama nuk mund të përdorë pushtetin policor për teë dëmtuar rrënuar me energjinë e tijë negative prej të sëmuri psiqik për t’ju bërë keq nga mëngjesi deri në darkë qytetarëve të këtij vendi ata i thanë këtij njeriu shpirtkatran se ai nuk mund të rrenojë servisin e emigrantit socialist në Fratar dhe të mbrojë rezidencën e Kocos 20 m2 nga buzë ujë në Qiparo.
Dje qindra mijëra qytetarë të zemëruar i thanë Edi Ramës se po rriti taksat do ta shporrin në momentin më të parë Ata më fuqishëm se kurrë i thanë dje jo varfërimit dhe papunësisë vjedhjeve dhe grabitjeve dasmave dhe ahengjeve të qeveritarëve me parat e publikut.
Qytetarët e zemëruar i thanë Edi Ramës se ai nuk mund të arrestojë në mesnatë qytetarë, afaristë zyrtarë që e kanë denoncuar atë për afera të pista.
Ata i thanë Edi Ramës se ti nuk mund të shkelmosh dinjitetin tonë duke na mashtruar se do ulësh çmimin e energjisë dhe pasi na ktheve faturën aforfe na rrite çmimin e saja Ata dje ju thanë policëve të partise mos përdhosni uniformat për kliken në pushtet se populli dhe të drejtat e tij janë shumë më të fuqishme se cdo bandë apo fallangë me unifornë.
Ata ju thanë bandave të INUK se ju që rrënoni shtëpitë tona në thyerje të ligjeve dhe pa na dhënë një cope letër keni emër dhe mbiemër dhe një ditë së shpejti ligji do veproje mbi ju.
Ata u thanë mediave servile që pa asnjë kronikë të tyre përsërisin si papagall komunikatat e klikës për qindra e qindra prishje banesash se kjo është turp mediatik Kryefjala e tyre ishte Edi Rama Shporru,Shporru,Shporru!!!”, shkruan Berisha në rrjetin social Facebook.