Berisha protestë për TikTok-un, Rama: Simptomë lajthitjeje!

Kreu i qeverisë sqaron se vendimi për mbylljen e TikTok nuk është akt censure. Për të ky rrjet social do të qëndrojë i mbyllur deri sa kompania të prezantojë planin e detajuar të masave shtesë të sigurisë që ka premtuar gjatë dialogut me autoritetet.

”Bufi iu bën thirrje fëmijëve të mos shkojnë në shkollë për TikTok. Kjo është këneta dhe filozofia e saj deri sa të ketë bufin. 95% e prindërve dhe mësuesve na thanë mbyllni TikTok një orë e më parë.

Ne u futëm në një dialog me kompaninë dhe presim planin e saj për masat e shtuara të sigurisë. Arsyeja se përse vendimi i mor para një jave ka të bëjë me kapacitetet teknike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo nuk ka të bëjë me lirinë e fjalës dhe uroj që mbyllja të jetë e përkohshme deri sa kompania të na japë një plan bindës. Apeli i bufit që fëmijët të mos shkojnë në shkollë duhet marrë seriozisht si një simptomë lajthitjeje të rrezikshme çka të bën të qeshësh të shohësh këto karavidhe”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?