FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Protestuesit e Thumanës po përballen ‘dhëmb për dhëmb’ me narko-policinë

Lideri demokrat, Sali Berisha i ka konsideruar guximtarë protestuesit e Thumanës, të cilët për të disatën herë përballen, sipas Berishës me narko-policinë.

Sipas Berishës, rruga Thumanë-Kashar është rruga e poshtërimit të 500 mijë banorëve nga Fushë-Kruja në Vermosh.

Berisha: Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, guximtare dhe guximtarë, mbrojtës të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve, Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, përshëndetje të përzemërta për të gjithë ju, oratorët e kësaj platforme që me qëndresën tuaj, jeni bërë simbol frymëzimi i qëndresës së shqiptarëve ndaj diktaturës së bandave, diktaturës së një regjimi që sundon në aleancë me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dashur miq!

Le tu çojmë ne sonte përshëndetjen më të përzemërt protestuesve guximtar të Thumanës, të cilët prej disa orësh përballen dhëmb për dhëmb me narko policinë në mbrojtje të të drejtave të tyre më themelore.

Ata janë ngritur kundër ndëshkimit të pashembull që binomi Rama-lubiBalluku ju bëri me 20 kilometrat e para autostradë që ka ndërtuar në 11 vite nga Fushë Kruja gjer në Vermosh dhe Valbonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?