Berisha: Qeveria dorëzoi kërkesën në ERE për rritjen me mbi 50% të çmimit të energjisë
Më tej Berisha shkruan se rritjen e çmimit të energjisë qeveria e bën për shkak të vjedhjeve dhe shpërdorimeve të medha nga administrata dhe zyrtarët e qeveritarët që bëjnë në prokurimet, blerjet dhe shitjet e energjise në OSHEE si dhe për shkak të marrëveshjes korruptive të qeverisë me ÇEZ. Më poshtë komenti i plotë i ish kryeministrit në facebook.
“Qeveria Rama – Meta ka dorezuar ne ERE kerkesen zyrtare per rritjen se paku me 50% te çmimit te energjise per me shume se 93% te familjeve shqiptare. Ajo e beri kete veprim absurd me pasoja shume te renda per gjendjen ekonomike te familjeve shqiptare por dhe bizneset dhe punesimin e qytetareve pavaresisht nga zemerimi i pergjithshem popullor dhe kerkesat ultimative te sindikatave per te mos rritur çmimin e energjise.
Ky çmim aktualisht ne vlera reale eshte me 1 – 4 here me i larte se sa ne vendet e tjera te kontinentit tone. Kete ndeshkim te qytatareve shqiptare me rritjen e madhe te çmimit te energjise qeveria e ben per shkak te vjedhjeve dhe shperdorimeve te medha nga administrata dhe zyrtaret e qeveritaret qe bejne ne prokurimet, blerjet dhe shitjet e energjise ne OSHEE si dhe per shkak te marreveshjes korruptive te qeverise me ÇEZ, me te cilen gjobiten me 1.2 milione leke cdo qytetar. Ju bej thirrje qytetareve te protestojne fuqishem me 22 nentor dhe te mos lejojne qeverine te rrise çmimin e energjise elektrike”, shkruan Berisha në Facebook.