Berisha: Qeveria e Shullazit, Eskobarit dhe Lul Berishës i ka dorëzuar vendin krimit

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit kriminale që kanë goditur vendin.

Ish-lideri i demokratëve theksoi se qeveria e Shullazit, Eskobarit dhe Lul Berishës tashmë është organizatë kriminale i dorëzon vendin krimit. Ndër të tjera Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen për të ‘shembur’ murin e krimit, që sipas tij lartëson çdo ditë Ediskobari dhe klikën e tij në pushtet.

MESAZHI I BERISHËS
Qeveria e Shullazit, Eskobarit dhe Lul Berishes,tashme organizate kriminale, i dorezon vendin krimit! Te dashur miq, krimi eshte ne nje revansh te papare. Si ne asnje vend tjeter qe nuk eshte ne lufte, ne Shqiperi regjistrohen ne nje hark kohor 24 oresh vrasje, thyerje banke, djegje me benzine makines dhe prones te nje kengetari te mirenjohur ne mes te Tiranes, grabitje me arme zjarri dhe maska ne Fier dhe Korçe, lumenj droge drejte Italise.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria, organizate e vertet kriminale e Shullazit, Lul Berishes dhe Balilit, Roshit dhe Bushit i ka dorezuar vendin dhe sigurine tone krimit. Po shkohet me shpejtesi drejt deshtimit te tij te plote.
Te dashur qytetare, ju bej thirre te ngrihemi sa me pare per te shembur murin e krimit qe lartesojne çdo dite Ediskobari dhe klika e tij ne pushtet! sb

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?