Berisha: Rama bëri me muze shtetëror Enver Hoxhën

“Të dashur miq, më 22 nëntor qindra mijëra shqiptarë shprehën zemërimin, përçmimin, neverinë e tyre ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Në të njëjtën orë, të të njëjtës ditë, Edvin Kristaq Rama inauguroi në Shish Tufinë muzeumin e Enver Hoxhës, atit të tij shpirtëror, Hitlerit shqiptar të Pasluftës.

Me këtë akt të pashembullt, tejet të shëmtuar, Edi Rama, njëlloj si Ramiz Alia tre dekada më parë, bënë diktatorin gjakatar, sundimtarin më mizor të historisë sonë, Enver Hoxhën, njeriun e dytë pas Skëndërbeut, me muze shtetëror.

Neo-bllokmeni Edi Rama, në muzeun e atit të tij shpirtëror, natyrisht nuk ka ekspozuar ekzekutime pa gjyqe, kampe, burgjet e tmerrshme të dikaturës, nuk ka paraqitur mjetet mesjetare të torturave çnjerëzore, vdekjet nga uria dhe sëmundjet në sistemin kolektivist apo izolimin dhe mjerimin me të thellë në histori të qytetarëve shqiptarë. Këto, "art muzeu" i Ramës për Enver Hoxhën, kurrë nuk mund t’i kishte.

Në "art muzeun" e të atit të tij shpirtëror, të ngritur në një vend komandë për kohë lufte dhe absolutisht jo bunker antinuclear, Rama kishte përzgjedhur me kujdes fotografi të moshave të ndryshme të diktatorit barbar, dhomat e gjumit, sallat e mbledhjeve, të kinemasë, etj, të orenduar të gjitha rishtas. Shtoj këtu se në atë bunker, ndryshe nga sa mashtroi paftyrësisht Edi Rama shqiptarët, nuk ka ekzistuar deri para një viti asnjë foto e Enverit, asnjë objekt, shtrat, jorgan, batanije, tavolinë, harta apo mjete të tjera të kohës së tij. Të gjitha janë ofruar nga zonja e zezë e Enver Hoxhës, familes dhe arkivat e saj.

 

Duke i ngritur "art muzeun" Enver Hoxhës, Edi Rama, njeriu që në të gjithë fëmijërinë dhe adoleshencën e tij për shkak të problemeve serioze psiqike, e përfytyronte dhe e mendonte Hoxhën si babain e tij të vërtetë, shkelmon mbi gjakun, shpirtrat, lumenjtë e dhmbjeve dhe sakrificave mbinjerëzore të qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë që u ekzekutuan nga skuadrat e pushkatimit të diktatorit gjaksor, që u burgosën, internuan, vetëm e vetëm për liritë e të drejtat që gëzojmë ne sot, apo që jetuan si skllevër dhe vdiqën nga sëmundjet dhe uria në kooperativat dhe fermat e sistemit diktatorial Hoxhist.

Duke i ngritur "art muzeun" e diktatorit Hoxha, me rreth 1 milion euro, para të taksapaguesve shqiptarë, të cilat ia besoi, pa tender, Karlo Bolinos, Edi Rama poshtëron një popull të tërë që përjetoi, gjatë sundimit të Hoxhës, izolimin më të thellë të historisë së tij.

Duke ngritur "art muzeun" e Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar tëPasluftës, idhullit të tij shpirtëror, në 25 vjetorin e rënies së murit të Berlinit, Edi Rama përdhos në këtë përvjetor Lëvizjen Studentore, përpjekjet e atyre qindra mijëra shqiptarëve që përmbysën në dhjetortë vitit 1990 regjimin hoxhist dhe murin e Berlinit, në segmentin më të trashë, më të tmerrshëm të tij në Tiranë, ofendon në mënyrën më të rëndë Partinë Demokratike dhe forcat antikomuniste në Shqipëri, që tërhoqën zvarrë, në rrugët e Tiranës, shtatoren e tiranit dhe përmbysën bustet e gjalla të bllokmenëve hoxhistë.

Gjatë inaugurimit të muzeut të diktatorit gjakatar Enver Hoxha, Edi Rama i rritur në parajsën e bllokut gjakpirës, ku nuk i mungonte as qumështi i dallëndyshes, ndërkohë që qindra, mijëra e miliona shqiptarë vuanin nga uria kronike, vlerësoi si një thesar të çmuar të trashëgimisë sonë bunkerin e Hoxhës. Në të vërtetë ai është simboli i urryer i një procesi unik në historinë e një vendi, atë të ndërtimit me djersën dhe gjakun e shqiptarëve të 750 mijë bunkerëve në mbarë vendin, proçes që shndërroi Shqipërinë në vendin e tretë më të varfërtë planetit.

Duke inauguruar muzeun e babait të tij shpirtëror ditën e protestës më të madhe, që nga shkurti i vitit 91, të shqiptarëve kundër shtetit policor, mashtrimeve të pa shembullt elektorale, rritjes së madhe të varfërisë, papunësisë, mjerimit, taksave, cmimit të energjisë, tarifave te studentëve, Edi Rama me cinizëm ekstrem sfidoi revoltën mbarë popullore me rehabilitimin e Enver Hoxhës! Ndaj ju bëj thirrje mbarë shqiptarëve të vazhdojmë të bashkuar pa dallime partiake dhe të shporrim sa më parë Edvin Kristaq Ramën dhe bastardët e bllokut nga pushteti”, shkruan Berisha.

SHKARKO APP